Google ADS

Osmani takon presidentin e Liberisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

09:09 | 7 Maj 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Liberisë, Joseph Boakai.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, shkruan presidentja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme