Google ADS

Lajçak takohet me Escobarin, thotë se kanë pasur një takim produktiv

09:14 | 7 Maj 2024
E.H

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

Me anë të një postimi në X, Lajçak bëri të ditur se me Escobarin kanë pasur diskutime të thella, përcjell Arbresh.info.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar Lajçak.

Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se për pak javë Escobari do të marrë detyrë të re./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme