Ramush Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu në 26 vjetorin e rënies

09:02 | 7 Maj 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Bahri Fazliun në 26 vjetorin e rënies së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Bahri Fazliu u bë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

“Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme