Google ADS

Gjendet një mjet shpërthyes në Malishevë

08:35 | 7 Maj 2024
K.B

Një burrë nga Kijeva e Malishevës ka raportuar në polici, se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Siç njofton policia, Njësia e deminimit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

“Fsh. Kijevë, Malishevë 06.05.2024-19:10. Një mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar tokën e tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor është në sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësia e deminimit ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, njofton policia përmes raportit 24 orësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme