Për të vënë kontroll në veriun e vendit, institucionet e Kosovës po planifikojnë t’i vendosin rreth 200 kamera të cilat do të monitorojnë situatën në hapësirat publike. Kjo është bërë në koordinim edhe me Agjencinë për Privatësi.
Gjithçka filloi me Mitrovicën e Veriut në Lagjen e Boshnjakëve, pas incidenteve të armatosura me të cilat u ballafaquan zyrtarët policorë.
Kamerat po vendosën në hapësira publike dhe gjithçka po bëhet në koordinim edhe më Agjencinë për Privatësi.
Veton Elshani është zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit. Ai tha se kamerat do t’i vendosin çdo kund ku e shohin të arsyeshme, dhe se e gjithë kjo, sipas tij, të vetmin qëllim e ka që policia të ketë hetime kualitative të rasteve në këto komuna.
Nga Qendra Humane në Mitrovicë i thanë RTK-se, se me kohë kanë kërkuar vendosjen e kamerave të sigurisë, sidomos në vende që konsiderohen të rrezikshme.
“Ne si organizatë shumë herë, kemi insistuar në të kaluarën në vendosjen e kamerave në këto pjesë të qyteteve, për neve është e qartë se bëhet fjalë për 200 kamera në veri të vendit, në vendet publike. Vendosja e këtyre kamerave duhet të behet në vende potencialisht të rrezikshme, psh ka pas raste të rrahjeve, ku policia ka intervenuar dhe nëse kamerat vendosën në vende kritike, atëherë mund të ketë efekt”, deklaroi Srdjan Simonoviq nga Qendra Humane në Mitrovicë.
Në të gjitha hapësirat ku do të vendosën kamerat e sigurisë do të ketë edhe tabelë njoftuese që vendi vëzhgohet nga Policia e Kosovës. Në muajt e ardhshëm pritet që kamera të vendosën në katër komunat veriore.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...