Kurti takoi edhe katër ambasadorë të tjerë, diskutuan për anëtarësimin në KiE

23:56 | 6 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së është takuar  edhe me ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës e Finlandës.

Me anë të një postimi në “X”, Kurti ka thënë se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e këtyre shteteve në përkrahjen e Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE.

“Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së, u takova edhe me ambasadorët Holandës, Suedisë, Belgjikës e Finlandës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të bazuar në vlerë dhe të pakushtëzuar gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe në përputhje me Asamblenë e KiE”, ka deklaruar Kurti. /Arbresh.info/

Të ngjashme