Google ADS

Rama mbledh nesër deputetët dhe ministrat: Prezantojmë nismën e re për Shqipërinë 2030

22:35 | 6 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të mbledhë në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi qeverisjen, korrupsionin por edhe për një nismë të re kombëtare për Shqipërinë 2030 siç e ka cilësuar vetë kreu i qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ditën e nesërme në orën 10:00 të së martës ai do t’i adresohet grupimit të tij parlamentar dhe kabinetit qeveritar ku do të prezantojë edhe nismën e re kombëtare për Shqipërinë 2030, shkruan Arbresh.info.

“Nesër 10:00 live tv: Qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme