Luka Modric barazon Marcelo-n, kroati është shumë pranë rekordit te Real Madrid

16:57 | 6 Maj 2024
KRG

Real Madrid festoi këtë fundjavë titullin kampion në La Liga, të 36-in në histori, duke barazuar Juventus-in sa i përket kampionateve më elitare të kontinentit të vjetër.

Një sukses shumë i veçantë për “Los Blancos”, por gjithashtu edhe për shumë lojtarë, veçanërisht për Luka Modric.

Kroati koleksionoi trofeun e 25-të me madrilenët duke barazuar brazilianin Marcelo, teksa nëse triumfon në Champions League atëherë do ta parakalonte edhe ish-mbrojtësin që luajti për 16 sezone me Real Madrid./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme