Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz.
Ministri Maqedonci ka thënë se e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka folur edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.
Maqedonci, ka deklaruar se grupet terroriste po mbështetën nga strukturat e Serbisë “me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të Ballkanit”.
“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën.
“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore”, ka ai
Ministri i Mbrojtjes ka shkruar se me ministrin polak janë dakorduar për vendosje të bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy shteteve.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...