Gjergj Kastrioti ‘arrin’ në Prishtinë, kështu festohet 619 vjetori i lindjes së tij

14:37 | 6 Maj 2024
A Z

Artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Ekspozitën e Artit në pikturë dhe skulpturë realizuar nga disa artistë shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit.

Rrahim Llalloshi piktor nga Prishtina, u shpreh i lumtur që është pjesëmarrës në këtë aktivitet, me një pikturë abstrakte duke shpresuar se do vazhdoj ky aktivitet edhe në vitet tjera.

Edhe Idriz Berisha, piktor nga Klina prezantoi punimin e tij të punuar nga pëlhura me ngjyra akrili, duke thënë se ndjen kënaqësi të madhe kur populli e trajton një figurë aq të madhe, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

E pranishme ishte edhe Vjosa Bujari Maliqi e cila prezantoi punimin e saj me tematikë: Kalaja e Skënderbeut.

Nga Zvicrra në Kosovë për këtë organizim kishte ardhur doktoresha, Fatmire Mulliqi.

“Jam Fatmire Mulliqi, jetoj në Basel kam ardhur ekstra për me çmuar figurën e Skënderbeut. Shpresoj shumë që ka me pas pjesëmarrje masive”, ka thënë Mulliqi.

Ndërkaq me veshje kombëtare e portretizim të heroit kombëtar, ishte një mërgimtar, Agim Begaj nga Gjakova i cili jeton në Zvicër,

“Jam Agim Begaj nga komuna e  Gjakovës, jetoj në Zvicërr. Kam ardhur të mërkurën, të shtunën isha në përurimin në Gjakovë. Gjithçka po shkon shumë mirë, çdo vit po bëhet më e madhe”, ka thënë Begaj.

Begaj tha se është hera e parë që po merr pjesë në organizimet e bëra në Prishtinë.

Ndërkaq deklaroi se është përcjellës i rregullt i organizimeve atdhetare në Zvicërr./eo

 

Të ngjashme