Deklarata e fundit e Robert Berishës ka shkaktuar reagime të shumta.
Artisti u shpreh se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar qëllimisht një poster ku të dy dukeshin se do të performonin së bashku, dhe sugjeroi se veprimi u krye me qëllim për të nxjerrë keq produksionin ku punon ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku.
“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi” u shpreh ai gjatë intervistës.
Pas kësaj deklarate, menaxheri i Xhensilës ka zgjedhur të përgjigjet përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një ‘voice’ të Robert Berishës.
Në këtë incizim, Roberti dëgjohet duke thënë: “Shihemi sepse për një orë futem dhe s’kam më çasje, për çkado diçka më 8 në mbrëmje dal”.
Menaxheri ka sqaruar në postimin shoqërues se data e koncertit të përfolur ishte vendosur nga vetë Roberti dhe se ai kishte përdorur disa pretekste për të justifikuar mungesën e tij.
“Data është mbyllyr nga vetë Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes” shkroi menaxheri.
Ai më tej theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës janë nën menaxhimin e tij dhe të stafit të tij, dhe se asnjëherë Myrtezaj nuk është marrë personalisht me caktimin e datave të koncerteve apo me ftesat e artistëve të tjerë. /Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...