Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut ka hasur në një shofer i cili ka përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe konfiskimi i patentë shoferit për tre muaj, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit.
Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj./Arbresh.info
Kurti përmend kërkesat ndaj Serbisë në dialog, në mesin e ty...
Drejtori i policisë Rajonale të Gjilanit takon Komandantin e...
Kurti: Insistojë që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet
Osmani udhëton për në Mal të Zi, do të marrë pjesë në takimi...
Kurti konfirmon ndryshimin e masave për importet nga Serbia
Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve