Google ADS

27-vjetori i rënies së Luanit – Haradinaj: Aleanca me Amerikën, na ndihmoi ta fitojmë këtë luftë

12:24 | 6 Maj 2024
E.H

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.

Të pranishëm ishin ish-komandantë të UÇK-së, ushtarakë amerikanë e qytetarë të kësaj ane.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se falë ndihmës dhe aleancës me Amerikën, Kosova e ka fituar luftën.

“Ka ndodhur një mrekulli e madhe që është aleanca me Amerikën. Kjo aleancë me Amerikën, na ndihmoi ta fitojmë këtë luftë, na ndihmoi të bëhemi të pavarur dhe të bëjmë ushtrinë”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Ai përmendi edhe ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën tha se e festoi dje, pasi në ditën e saj të lindjes, ra Luan Haradinaj./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme