Google ADS

Tentim vrasje në Leposaviq, policia jep detaje

08:46 | 6 Maj 2024
E.H

Policia ka dhënë detaje lidhur me tentim-vrasjen e zëvendësministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq.

Radomiroviq ka raportuar në polici se rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq.

Siç ka raportuar ai ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Tentim-vrasje në veri të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme