Liverpooli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-2 në kuadër të ndeshjes së 35-të në Premier League ndaj Tottenhamit.
Serinë e golave e hapi Mohamed Salah në minutën e 16-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Robertson dyfishoi epërsinë.
Liverpooli nuk u ndal as në pjesën e dytë kur shënoi edhe dy herë të tjera.
Gapko realizoi në minutën e 50-të për 3-0, kurse nëntë minuta më vonë Harvey Eliott shënoi një supergol për 4-0.
Tottenham ‘u zgjua nga gjumi’ në minutën e 72-të, kur Richarlison shënoi golin për të ngushtuar epërsinë.
Ndërsa pesë minuta më vonë ‘spurs’ realizuan edhe golin e dytë përmes jugkoreanit Heung-Min Soon.
Deri në fund Tottenhami pati një rast të mirë shënimi por Alisson ishte në vend.
Kurse Liverpooli iu anulua një gol në minutat shtesë i shënuar nga egjiptiani Salah.
Pas kësaj fitore Liverpooli ka 78 pikë dhe është i treti kurse Tottenhami bën një tjetër hap fals për kualifikim në Champions League ku ka 60 pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...