Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur në takim delegacionin e kryesuar nga Kryetari i Qarkut Unna, Mario Löhr, i cili shoqërohej dhe nga deputeti i Landit Nordrhein-Ëestfalen, njëherësh Shef i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e këtij qarku, Hartmut Ganzke dhe ish-deputeti i SPD-së, Falk Heinrichs.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi u shpreh se thellimi I bashkëpunimit përkon edhe me zgjerimin e mundësive për investime në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Shkëmbimi e përfitimi në mënyrë të ndërsjellë nga përvojat tona, mbeten të vyeshme për të evidentuar modelet më të përshtatshme të cilat mund të vihen në shërbim të qytetarëve si në fushën e ekonomisë dhe arsimit. Thellimi i bashkëpunimit tonë, përkon dhe me zgjerimin e mundësive për investime në vendin tonë.”, ka shkruar ai.
Ndë të tjera, ai ka falënderuar kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu për mundësimin e këtij takimi si dhe ngritjen e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se pjesë e këtij takimi ishte edhe Arbër Aliut, i cili shërben si anëtar i Asamblesë së qytetit të Fröndenberg/Ruhr dhe është pjesë e ekipit të Kryetarit të Qarkut Unna, Mario Löhr./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...