Futbollisti i kombëtares se Kosovës, Arbër Zeneli ka rilindur pas transferimit të tij në kampionatin suedez.
Ai sot ka shënuar golin e dytë me radhë në ndeshje ndaj Malmos, ku skuadra e tij Elfsborg e fitoi 3-1, shkruan Arbresh.info.
Zeneli realizoi një supergol në minutën e 34-të.
Arber Zeneli! Elfsborg tar ledningen hemma mot Malmö FF 🟡
📲 Se matchen på Kanal 5 och discovery+ pic.twitter.com/M19tGhrwha
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 5, 2024
Ky ishte goli i tij i dytë me radhë që shënon, pasi ai shënoi edhe në ndeshjen e kaluar të Elfsborgut ndaj Siriusit.
Në gjashtë ndeshje këtë sezon ka dy gola.
Kujtojmë se Zeneli u transferua tek skuadra suedeze në janar të këtij viti./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...