Agjencia e Klasifikimit të Kredive ‘Fitch Ratings’ ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet.
Vlerësimi i Kredisë është një tregues shumë i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet e tij dhe merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar dhe cilësinë e qeverisjes, ndër të tjera.
Shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), Samanta Power, ka shkruar në platformën ‘X’, për këtë, duke e vlerësuar si moment historik dhe se do të tërheqë investime të huaja për Kosovën.
“Kohët e fundit, Kosova siguroi Fitch Ratings-in e saj të parë ndonjëherë, vlerësimi sovran i kreditit me mbështetje të USAID-id. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të reduktojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka shkruar Samanta Power.
Ndryshe në raportin e publikuar më 19 prill, ‘Fitch Ratings’ thekson veçanërisht besueshmërinë e politikave fiskale, stabilitetin dhe nivelin e ulët të borxhit publik, deficitin e ulët buxhetor dhe stabilitetin e sektorit bankar si arsyet kryesore që kanë mbështetur pozitivisht vlerësimin e tyre të kredisë për Kosova./rtk
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...