Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

13:08 | 5 Maj 2024
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoks në vend me rastin e festës së Pashkëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka uruar që kjo festë të sjell fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar, përcjell Arbresh.info.

Kurti ka uruar Pashkët edhe në gjuhën serbe.

Postimi i plotë:

Pashkë të bekuar!

Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.

Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme