Liberalizimi i vizave ka rritur dukshëm numrin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit në këtë aeroport ka pasur një rritje për 30 për qind të numrit të udhëtarëve, ndërsa 27 për qind rritje të numër të fluturimeve.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.
Sipas saj, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti rreth 320 mijë udhëtarë kanë kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa rreth 80 mijë vetëm brenda një jave.
“Në vitin paraprak 2023 kemi arritur shifrën 3.4 milionë udhëtarë e cila shifër është arritur për herën e parë ndërkaq gjatë tremujorit të parë në krahasim me vitin 2023 dhe tremujorin e vitit 2024 kemi një rritje të udhëtarëve diku në 30 për qind, ndërkaq në numër të fluturimeve 27 për qind sesa në vitin paraprak. Sa i përket numrit më të madh të fluturimeve dhe të udhëtarëve gjatë vitit 2024, muaji prill paraprin me numër të udhëtarëve, kemi diku mbi 320 mijë udhëtarë deri më sot, ndërkaq brenda një jave ne procedojmë diku rreth 80 mijë udhëtarë në rast nëse marrim shifrat e muajit prill”, thekson ajo.
Vendet që po vizitohen më shumë gjatë kësaj periudhë, sipas saj, janë Zvicra, Gjermania, Austria e Turqia, ndërsa janë shtuar edhe destinacione të reja.
“Sa i përket destinacioneve që janë shtuar në aeroportin e Prishtinës me liberalizimin e vizave janë, destinacioni i Burgasit, destinacioni i Rigas më pas kemi edhe kompani ajrore, të cilat kanë shtuar frekuencat në destinacionet ekzistuese. Shteti që paraprinë me numër të udhëtarëve është shteti zviceran, duke pasur parasysh që numri më i madh i udhëtarëve përbëhet nga mërgimtarët, më pas prin Gjermania, Austria, Turqia e kështu me radhë”, tregoi tutje Gara.
Ajo, po ashtu ka folur dhe për fluksin e madh të udhëtareve, duke shtuar se Aeroporti “Adem Jashari” gjatë këtij viti pritet të pres diku rreth 40 milionë udhëtarë.
“Ne kemi hapësirë të mjaftueshme për të pritur një numër të udhëtarëve ne presim që gjatë këtij viti të arrijmë shifrën diku 40 milion udhëtarë, prandaj kemi edhe kapacitetet të infrastrukturës, kapacitetet e burimeve njerëzore dhe kemi marrë të gjitha masat e duhura për të pritur një fluks më të madh të udhëtarëve sesa në vitin e kaluar”, përfundoi Gara.
Ajo pohoi se me shtimin e numrit të udhëtarëve pritet të këtë edhe shtim të fluturimeve.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me heqjen e vizave, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në 28 shtetet e zonës Schengen/Arbresh.info/Edona Krasniqi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...