Gjendet pa shenja jete një serb në Prizren

09:10 | 5 Maj 2024
E.H

Një shtetas serb është gjetur pa shenja jete në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren / 04.05.2024 – 11:31. Pas pranimit të një informate për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme