Google ADS

Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar

21:04 | 4 Maj 2024
R J
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Gjilanin.

Gjatë qëndrimit atje, Abdixhiku është takuar me shumë banorë të këtij qyteti, bashkë me të cilët nderuan dëshmorët e kësaj ane dhe vijuan bashkëbisedimet.

“Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë!” tha mes të tjerash Abdixhiku

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme