Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe drejtorëve të RTK-së, lidhur me qëndrimet e tyre karshi Bashës, pas një intervistë të djeshme në televizionin publik. Basha tha se reagimet e tyre janë padije dhe cenim i lirisë së shprehjes.
Ai tha se i është përgjigjur me korrektësi gazetares së RTK-së dhe se nuk e ka intimiduar atë.
“E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se 𝗡𝗨𝗞 do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, po kërkoni me ma dënu të drejtën e mendimit duke u thirr në liri të shprehjes ? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!”, tha ai.
Reagimi i plotë:
𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌!
𝐐𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭ë𝐬𝐮 𝐀𝐆𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐑𝐓𝐊–𝐬ë, 𝐬𝐞 𝐤𝐢𝐧𝐬𝐞 𝐮𝐧ë 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚𝐦 𝐢𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐝𝐮 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮 𝐀𝐆𝐊–𝐧ë!
Disa argumente pse asnjëra nuk qëndron dhe reagimet e tyre janë padije dhe vet cenim i lirisë së shprehjes!
𝐈𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐝𝐢𝐦𝐢!
E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se 𝗡𝗨𝗞 do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, 𝗽𝗼 𝗸ë𝗿𝗸𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗺𝗮 𝗱ë𝗻𝘂 𝘁ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝗻 𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝘂 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿 𝗻ë 𝗹𝗶𝗿𝗶 𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗿𝗲𝗵𝗷𝗲𝘀? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!
Se di a e keni vërejtë se edhe kur Lajçak dhe Eskobar vijnë këtu, pjesa më e madhe e gazetarëve, pyetjen e vetme e kanë se “a do të zbatohet asociacioni,” “a do të ketë masa nëse nuk bëhet asociacioni…. “ Asnjë pyetje për 38 marrëveshjet tjera? As për shkeljet e Serbisë! As për të pagjeturit! As për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë! Pra këtë fenomen e gjeni shumë më të theksuar tek plotë gazetarë, por unë mendoj që mediumi publik që paguhet me taksa të qytetarëve duhet të ketë qasje tjetër! Si na qenka kjo kritikë e imja intimidim?!
Shkurt, unë kam qenë kritik që asociacioni të mos jetë pjesë kryesore e debatit mbi dialogun, dhe kjo pasi isha përgjigj njëherë, dhe pas kësaj pyetje ne kemi vazhdu intervistën me pyetje tjera me shumë korrektësi, dhe jemi përshëndet pa asnjë hatërmbetje. Këtë e ka debati dhe kjo është demokracia! Kush thotë ndryshe nuk merr vesh në këtë fushë!
𝐊ë𝐫𝐜ë𝐧𝐢𝐦𝐢!
Tjetra, AGK paska thënë se i kam sulmu! 𝗣𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗽𝗼 𝗲 𝗯ë𝗻𝗶 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸 𝘀𝗲 𝗰𝗶𝗹𝗶 𝗻𝗮 𝗾𝗲𝗻𝗸𝗮 𝘀𝘂𝗹𝗺𝗶𝗻 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗷𝘂𝘀𝗵? A e dini pse? Sepse NUK ka sulm!
Unë e kam kritiku AGK-në, dhe kam ofru për tri argumente! 𝗘 𝗽𝗮𝗿𝗮, që e kanë mbrojtë Klan Kosovën duke na akuzu se po e cenojmë lirinë e shtypit, kur aty s’ka pas lidhje me liri të shtypit por me mashtrim të kompanisë ndaj shtetit.𝗘 𝗱𝘆𝘁𝗮, që nuk reagon ndaj shpifjeve të përditshme të disa portaleve dhe gazetarëve që po e njollosin punën e gazetarëve të ndershëm! 𝗗𝗵𝗲 𝗲 𝘁𝗿𝗲𝘁𝗮, që nuk mirren me pjesën ku raportet ndërkombëtare flasin zi e terr për mediat në Kosovë, ku i akuzojnë se marrin pare për raportime pozitive, dhe gjithashtu korruptohen për me braktis hetime! Raportet gjuthashtu flasin se si elita politike e biznisore ndikojnë te mediume të ndryshme. A janë raportet ndërkombëtare sulme ndaj jush?
Pse e njejta kritikë e imja qenka sulm, por kur e thotë Amerika ju strukeni dhe i paketoni kritikat e mia si sulme! Paradoksale dhe e rrezikshme, sepse 𝗸𝘂𝗿 𝗲 𝗽𝗮𝗸𝗲𝘁𝗼𝗻𝗶 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸ë𝗻 𝘀𝗶 𝘀𝘂𝗹𝗺, 𝗸𝗷𝗼 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘁𝗲𝗻𝗱𝗲𝗻𝗰ë 𝗺𝗲 𝗺𝗮 𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹 𝗴𝗼𝗷ë𝗻 𝗾ë 𝗺𝗼𝘀 𝘁’𝗷𝘂 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗼𝗷, 𝗾ë 𝗽𝗿𝗮 𝗶 𝗯𝗶𝗲 𝘀𝗲 𝗽𝗼 𝗱𝗼𝗻𝗶 𝘁𝗮 𝘃𝗿𝗶𝘁𝗻𝗶 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗿ë 𝗻ë 𝗲𝗺ë𝗿 𝘁ë 𝗻𝗷ë 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗲 𝗾ë 𝗱𝗼 𝗱𝘂𝗵𝗲𝗷 𝘁𝗮 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗻𝘁𝗲 𝗮𝘁ë! Dobët, shumë dobët!
𝗗𝗥𝗘𝗝𝗧𝗢𝗥𝗜 𝗜 𝗥𝗧𝗞–𝘀𝗲!
Kurse shkurt te reagimi i drejtorit të RTK-së. Mirë shumë që ka reagu, sepse nuk ka me mbrojtë asnjë indidvid të asnjë subjekti, por vetëm lirinë e shprehjes, mirëpo çka më vie keq është që as drejtori nuk e merr vesh këtë fushë dhe del reagon, sepse nuk i pëlqen kritika im rreth një teme. Ku ka kërcënim të lirisë së shtypit me kritika. Kritikat mund të mos i pëlqejnë as drejtorit e as gazetares, por ky është thelbi i lirisë së shprehjes, ku debatohet për këdo dhe gjithçka! E di që jeni të pavarun, dhe uroj gjithmonë të mbeteni të tillë, por 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿ë𝘀𝗶𝗮 𝗸𝗷𝗼 𝗡𝗨𝗞 𝗷�� 𝗮𝗺𝗻𝗶𝘀𝘁𝗼𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮.
Fatkeqësisht 𝗽𝗼 𝘁𝗶𝗻𝗴ë𝗹𝗹𝗼𝗻𝗶 𝘀𝗶𝗸𝘂𝗿 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë, 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗮𝘁𝗮 𝘁𝗵𝗼𝗻ë 𝘀𝗲 𝗻ë 𝗲𝗺ë𝗿 𝘁ë 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿ë𝘀𝗶𝘀ë 𝗻𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗻𝗱𝗮𝗷 ç𝗸𝗮𝗱𝗼 𝗾ë 𝗮𝘁𝗮 𝗯ë𝗷𝗻ë 𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗼𝗷𝗻ë. Dobët, tepër dobët, sepse po tregoni se sa pak merrni vesh në këtë fushë që e keni edhe profesion, e kjo më shqetëson sepse ju udhëheqni me një medium publik dhe për më tepër liria e shprehjes është shtylla e demokracisë!
Për fund, kritika është liri e shprehjes, dhe paketimi i kritikës si intimidim dhe sulm është padije dhe tendence me shtyp atë. Më së shumti më shqetëson fakti që po bëjnë thirrje ta vrasin debatin dhe vet fjalën e lirë gazetarët dhe organizata që janë të thirrur ta mbrojnë atë!
Dobët, shumë dobët!
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...