Google ADS

Real Madridi s’di të ndalet, mposht Cadizin

18:34 | 4 Maj 2024
R J

Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit.

“Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për të fituar në fund me rezultat 3:0.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër s’i konkretizojë rastet, me vendasit që ishin më kërkues.

Ishte Brahim Diaz që i dha epërsinë Realit me një gol solo, ku pas driblimit e dërgoi topin në këndin e rrjetës (51’).

Lojtari ndoshta më i mirë i sezonit Jude Bellingham u përkujdes për të dyfishuar epërsinë, duke realizuar vetëm tre minuta pasi u inkuadrua pas asistimit të Diazit (68’).

Ndërsa, fitoren e vulosi krejt në fund Joselu pas një asistimi të bukur të Nachos (90+4’).

Real Madridi tani mbledhë 87 pikë në La Liga, plot 14 mbi Barcelonën ndërsa ka nevojë vetëm që kataluansit të ndalen nga Girona për t’u shpallur kampion më vonë.

Përndryshe, Reali tani do të fokusohet për përballjen ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme