Së bashku me Shqipërinë, e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Evropian, synojmë të bëjmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili bashkë me presidentin shqiptar Bajram Begaj ishin në Pallagorio, në provincën e Crotones, në kuadër të manifestimit për kremtimin e 100-vjetorit të vdekjes së Anselmo Lorecchios, një avokat, gazetar, politikan, poet dhe shkrimtar italian me origjinë shqiptare.
”Është një projekt shumë i rëndësishëm”, theksoi Tajani në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëveshjen që parashikon krijimin e qendrave për migrantët në Shqipëri, ”të cilat do të shërbejnë për veprim të përbashkët kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”.
”Ne duam të presim migrantë të rregullt në Itali. Ekziston dekreti i fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantë të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në Tokë, kur në të vërtetë nuk është kështu”, shtoi Tajani.
”Ne synojmë të luftojmë në këtë betejë të përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtët”, shtoi ai.
”Organizata kriminale duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Bashkëpunimi Shqipëri-Itali shkon pikërisht në këtë drejtim”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani./rtk
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe