Vetaksident në Qafë të Duhles, shoferi humb kontrollin e kamionit dhe del jashtë rruge

16:57 | 4 Maj 2024
R J

Sot ka ndodhur një vetaksident në dalje të Suharekës, tek Qafa e Duhles.

Arsyeja e këtij vetaksidenti është që shoferi ka humbur kontrollin e kamionit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion dhe kamioni ka dal jasht rruge. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore, (ngasësi dhe pasagjeri) ka thënë Bytyqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme