Google ADS

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut vendoset në Gjakovë

15:33 | 4 Maj 2024
E.K

Në parkun kryesor të Gjakovës është vendosur shtatorja e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Skënderbeu është simbol i unitetit shqiptar dhe lidhjes së përhershme me Perëndimin.

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme