Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

14:03 | 4 Maj 2024
E.K

Gruaja që humbi jetën të premten në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren ishte shtatzënë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, i cila tha se viktima është një 24-vjeçare.

“Po ka qene shtatzënë , dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësorë , e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.

Ndryshe, në raportin 24-orësh të policisë thuhej se viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa trupi i saj është dërguar për obduksion./Arbresh.info

 

LEXO EDHE:

Një grua ndërron jetë në Spitalin e Prizrenit, policia jep detaje

 

Të ngjashme