Arrestohet personi që keqtrajtoi një qen në Prishtinë

13:13 | 4 Maj 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për keqtrajtimin e një qeni.

Rasti ka ndodhur më 29 prill në ora 10:00 në rrugën “Studenti”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00. Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme