Njohësit e ekonomisë dhe të çështjeve të sigurisë po bëjnë thirrje që zyrtarët shtetërorë të kenë kujdes në deklaratat e tyre kur përdorin termet si luftë e konflikt.
Sipas tyre deklarimet e fundit të zyrtarëve, ku theksojnë se në Kosovë mund të ketë luftë, janë frikësim për investitorët e huaj dhe të gjithë ata që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar që zyrtarët shtetëror ti zëvendësojnë deklaratat që frikësojnë investitorët, me deklarime se Kosova është e sigurt për investitorë.
“Termi luftë është një frikësim i qytetarëve, i investitorëve dhe është term i vrazhdë për gjithë ata që e përdorin. Ky term do të duhet të hiqet nga përdorimi i krejt zyrtarëve të Kosovës dhe të zëvendësohet me termin e zhvillimit ekonomik të Kosovës së sigurt për investime, të Kosovës me prosperitet dhe në këtë formë ne do të ngritim besimin tek investitorët e huaj, por njëkohësisht edhe siguri në vendin tonë”, ka thënë ai.
Shahini ka thënë se Kosova është vendi më i sigurtë në gjithë Ballkani Perëndimor marr parasysh që në Kosovë janë të përqendruara forcat ushtarake të NATO-së, sipas tij, për këtë investitorët janë të sigurtë të investojnë në Kosovë.
“Kosova është vendi më i mbrojtur nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga NATO-ja, nga Këshilli i Sigurimit dhe rezoluta 1244 prandaj njerëzit që përdorin termin luftë, konflikt ata janë njerëz të dobët. Kjo i shkon në favor Serbisë e cila gjithmonë edhe në Këshill të Sigurimit thotë se në Kosovë nuk ka siguri për serbët, e asnjë qytetar. Këto terma njëkohësisht i godasin investitorët e huaj që në Kosovë të mos shkojnë se atje mund të ketë luftë dhe askush nuk shkon që të investoj në një vend ku mund të ketë, në thonjëza luftë”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se në aspektin terminologjik dhe substancial përdormi i termit luftë, nxit reagim e shqetësime të qytetarët, te faktori ndërkombëtar dhe tek investitorët e jashtëm.
Ai ka bërë thirrje që lidershipi kosovar të jetë i kujdesshëm në deklarata që përdor në opinion.
“Në aspektin terminologjik dhe substancial nëse përdoren këto terme luftë, atëherë kjo nxit një reagim një shqetësim edhe të opinionin apo qytetarëve, por edhe faktorit ndërkombëtar edhe investitorëve të jashtëm. Ngase kur përmendet lufta atëherë atij i rrezikohet biznesi nëse mendon të investoj në Kosovë në çfarëdo forme. Për këtë arsye mendoj që lidershipi ynë duhet që të jetë i kujdesshëm edhe në aspektin e përkufizimeve por njëkohësisht edhe nuk duhet të jap ashtu rëndësi apo një popullaritet nga se kjo po ka pasoja edhe për shqetësim qytetar, por njëkohësisht edhe për një formë tërheq vëmendjen edhe të investitorëve të mundshëm, partnereve tanë që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për investimet strategjike në Kosovë”, ka thënë ai./eo
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë