Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në facebook, ka kujtuar të gjithë bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë.
Rama ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për
zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...