Borrell: Mezi pres të punojë me Qeverinë e re serbe

19:35 | 3 Maj 2024
R J

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë.

Ai ka shtuar se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Borrell në platformen “X”.

Borrell ka theksuar se “rreshtimi përkrah dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”.

Ndryshe me 2 majtë këtij viti, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme