Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec

19:20 | 3 Maj 2024
R J

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.

“Sot viktima mashkull i lindur në vitin 1951 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe-Rahovec (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Elezaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, konfirmoi Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor./Arbresh.info/

Të ngjashme