Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin e Zonës Industriale në vlerë prej 3,882,152 euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari ka shkruar se kjo nismë hap rrugën për fillimin e ndërtimit të infrastrukturës fizike në një sipërfaqe te përgjithshme prej 29. 8 hektarë të Parkut të Përgjithshëm në Livadicë – Podujevë, për dhënie në shfrytëzim të bizneset vendore dhe ndërkombëtare..
“Qëllimi është i qartë dhe i përbashkët, për krijimin e një ambienti të favorshëm për të bërit biznes dhe mundësisë së bashkëpunimit në mes bizneseve si një ekosistem, për shpalosjen e potencialit prodhues për zhvillim të mëtejmë të industrisë, me synim nxitjen e investimeve, rritjen e eksportit dhe rritjen e punësimit të denjë”.
‘Vlera e projektit kryesor për ndërtimin e Parkut të Përgjithshëm në Livadicë të Podujevës është 3,882,152.00 euro, ku Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të financojë projektin me shumën prej 3,500,000.00 euro, ndërsa Komuna e Podujevës do të kontriboj me shumën prej 382,152.00 euro”, shkroi ministrja Hajdari./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?