Organizatat anëtare të Human Rights Network (HRN) kanë dënuar gjuhën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që në seancën e Kuvendit të enjten u shpreh se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në disa raste ka rënë “pre e dezinformatave të mediave të cilat pra ende janë pjesë e gardës së vjetër e madje edhe disa organizatave të shoqërisë civile që maskohen si të tilla”.
“Deklarata me akuza të tilla drejtuar OJQ-ve dhe mediave në Kosovë me pretendimin se janë të kapura nga Qeveritë paraprake, janë sulme direkte ndaj këtyre të fundit. Një praktikë lincuese e kësaj natyre ndaj OJQ-ve, dhe mediave, pikërisht në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, është një tregues i mungesës së bashkëpunimit, i një nënçmimi dhe degradimi të punës së aktivistëve/eve dhe gazetarëve/eve e mediave nga Ministri i Qeverisë Kurti”, thuhet në reagimin e organizatave të HRN-së.
Këto organizata kanë thesksuar se raportet duhet të shërbejnë si pasqyrë e ngecjeve dhe problemeve mbi bazën e të cilave duhet të reflektojë çdo ministër për punën e vet.
Organizatat kanë thënë se deklarata të tilla i kontribuojnë trendit negativ në renditjen e Kosovës në listat për liri të shtypit.
“Pikërisht duke u nisur nga kjo praktikë e rrezikshme e linçimit dhe denigrimit të punës së OJQ-ve dhe mediave dhe shumë rasteve të tjera në vitin e fundit, sot Kosova ka shënuar regres alarmant duke u rradhitur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporters Without Borders në lirinë e medias. Deklarata si kjo e Ministrit Murati i kontribuojnë tutje këtij trendi negativ”, thuhet në reagim.
Organizatat anëtare të HRN-së u kanë bërë thirrje qeveritarëve të përmbahen nga deklarata linçuese e që të shfrytëzojnë raportet e tilla si kritika konstruktive ndaj punës së tyre dhe të punojnë drejt përmirësimit të situatës./rtk
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...