Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Kosovar për Logopedi.
Përmes kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit, dy palët kanë rënë dakord për angazhim të logopedëve në Shërbimin Spitalor në Logopedi për fëmijët me vështirësi në komunikim.
“Marrëveshja është nënshkruar nga Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari dhe Ardita Uka- Rexha, drejtoreshë e Institutit Kosovar për Logopedi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja e fëmijëve që kanë vështirësi në të nxënë, që do të realizohet përmes disa aktiviteteve të caktuara”, thuhet në njoftimin për media nga QKUK-ja.
Përgjegjëse për të siguruar fondet për financimin e projektit, sipas marrëveshjes të lidhur mes dy palëve është Instituti Kosovar për Logopedi.
Marrëveshja është nënshkruar për afat 1 vjeçar, me mundësi të rishikimit pas kësaj periudhe kohore./Arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të