Voziste pa kategori përkatëse (C), gjobitet me 500 euro shoferi në Klinë

09:58 | 3 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro shoferin në Klinë, i cili ishte duke vozitur pa kategori përkatëse ( C).

Siç njofton policia, kundërvajtësit i është shqiptuar fletёgjoba prej:

· 500 euro

· 3 pikё negative

· 3 muaj masё mbrojtëse dhe kamioni ёshtё larguar nga trafiku.

Njoftimi i plotë:

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Pejë vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 02.05.2024, gjatë patrullimit kanё ndaluar kamionin nё fshatin Zajm-Klinё, gjatё kontrollit tё dokumentacionit vërehet se ngasësi ishte duke vozitur pa kategori perkatёse ( C).

Kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

· 500 euro

· 3 pikё negative

· 3 muaj masё mbrojtёse dhe kamioni ёshtё larguar nga trafiku.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme