Google ADS

Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës, synohet integrimi në federata të ndryshme

21:56 | 2 Maj 2024
E.H

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha ka ndërmarrë iniciativën për themelimin e shoqatës sportive në kuadër të Policisë së Kosovës, ku sot për herë të parë u mbajt kuvendi themelues i shoqatës sportive të Policisë, në të cilën morën pjese drejtori Hoxha me stafin e lart menaxhues, si dhe 26 delegatët e kuvendit themelues të shoqatës.

Kuvendi zgjodhi organet drejtuese, aprovoi statutin e shoqatës sportive si dhe caktoi përgjegjësit për themelimin e klubeve sportive në kuadër të shoqatës sportive të Policisë së Kosovës.

“Qëllimi i kësaj shoqate është të integrohet në federatat e ndryshme sportive me disiplina si; fillimisht futboll të vogël, volejboll, xhudo, atletikë, shenjëtari, shah etj, e që kjo do të ndikojë në integrimin, qasjen dhe afërsinë e drejtpërdrejtë te policisë me komunitetin, për treguar disiplinën dhe profesionalizmin e zyrtareve policorë edhe jashtë detyrës policore”, thuhet në njoftim.

Shoqata sportive e Policisë së Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore, do të vazhdojë me aplikim në institucionet relevante për licencim dhe procedura të mëtejme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme