Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Daçiq dhe Milazim Voci, lidhur me kultivimin e 2059 bimëve të llojit kanabis sativa, si dhe 32 kilogramëve substanca tjera të narkotikëve
Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, raporton “Betim për Drejtësi
Sipas aktgjykimit i akuzuari Uygur, u dënua për veprën penale “blerje, posedim, prodhim, shpërndarje, dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.
Po ashtu edhe i akuzuari Ramadani, u dënua për veprën e njëjtë penale sikur Uyugur me kohëzgjatje prej pesë vite, si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.
Ndërsa i akuzuari Mishevski, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej katër vite si dhe dënim me gjobë me 8 mijë euro
Ndryshe i akuzuari Marku , u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,me burgim në kohëzgjatje prej tre vite , si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro
Po ashtu edhe i akuzuari Maloku, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tre vite , si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro
Tutje edhe i akuzuari Daçiq, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,me burgim në kohëzgjatje prej tre vite , si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro
Kurse i akuzuari Voci, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro
Tutje gjykatësi Isamili, tha se në rastet nëse të akuzuarit e lartcekur nuk e paguajnë dënimin me gjobë, ky dënim do t’iu kompensohet me dënim me burgu, duke iu llogaritur për një ditë në burg, me nga njëzet euro.
Të gjithë të dënuarve do t’iu llogariten koha e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak në kuadër të dënimit me burg.
Gjykatësi theksoi se të akuzuarve iu vazhdohet masës e paraburgimeve si dhe arresti shtëpiak dhe nën masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Po ashtu sipas aktgjykimit, obligohen të akuzuarit Uygur, Ramadani, Mishevski, Marku, Maloku, Daçiq dhe Voci të gjithë të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale, brenda afatit ligjorë
Ndërsa në emër të paushallit gjyqësorë obligohen që secili veç e veç t’i paguajnë shumën me nga 200 euro, si dhe për fondin për mbrojtjen e viktimave, të akuzuarit secili veç e veç obligohet t’i paguajnë me nga 100 euro, brenda afatit ligjor.
Ndryshe për të akuzuarit Ramadani, Mishevski, Marku dhe Daçiq, iu shqiptohet edhe dënim plotësues,
“Urdhërohet dëbimi i të akuzuarave të lartcekur nga territori i Republikës së Kosovës, dhe secilit veç e veç iu ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, me kohëzgjatje prej tre viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në dispozitivin e këtij aktgjykimi “, tha gjykatësi Ismaili
Po ashtu gjykata sipas aktgjykimit ka konfiskuar në mënyrë të përhershme 2059 bimë narkotike që ishin mbjellë, 50 aparate stabilizuese të rrymës, 154 neodrita për ngrohje, dy rezervarë të ujit me kapacitet prej 450litra, tre thithëse elektrike.
Tutje dhe 11 ventilatorë për ajrosjen e bimëve narkotike, dy peshore, ventilatorë-gypa që shërbenin për ajrosjen e laboratorit, katër klima për ngrohjen e bimëve narkotike,
Si dhe pesë aparate për stabilizimin e temperaturave të llampave, 38 thasë, 280 vazo të zbrazëta, 8 palë gërshërë, një sharrë dorë, rrjetet elektrike me pajisje përcjellëse siç janë: prizma, gypa plastike ngjyrë të verdhë,
Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, gjykatësi Ismaili urdhëroi Policinë e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, që sendet e sekuestruara t `i shkatërrojë sipas procedurave ligjore në fuqi
Tutje sipas aktgjykimit të Gjykatës, janë rikthyer sendet sekuestruara në mënyrë të përkohshme edhe tre vetura të tipit BMW, Opel, Ford,
Gjithashtu, gjykatësi theksoi se të pandehurit Voci i rikthehet në pronësi mulliri “Voci 1”, në fshatin Shirokë, komuna Suharekë.
Gjykatësi shtoi se kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë Gjykatës së Apelit, përmes kësaj Gjykate, brenda afatit ligjor.
Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Daçiq dhe Milazim Voci të cilët akuzohen për krim të organizuar, me pretendimin se që nga koha e pacaktuar e deri më 16 shkurt 2022, duke vepruar si grup i organizuar, nën udhëheqjen e Fethi Uygur, kanë kultivuar hashash në laboratorin brenda objektit Mulliri “Voci 1”, në fshatin Shirokë, komuna Suharekë.
Prokuroria ngarkon 7 të akuzuarit me veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me “Blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit