Google ADS

Qeveria e Shqipërisë jep 1.1 milionë euro për komunitetet fetare, skema se si do të financohen

21:01 | 2 Maj 2024
D.H

Qeveria e Shqipërisë vendosi të enjten që të jap nga buxheti I shtetit 1.1 milionë euro për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.

Në vendim thuhet se masa e financimit, prej 113 000 000 lekësh, nga buxheti i vitit 2024, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, do të përdoret: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 lekë, ku 17 040 000 lekë do të jepen për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 punonjës të administratës; 16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, para-universitar dhe universitar.

Ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të përfitojë shumën 26 400 000 lekë, e cila ndahet: 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të administratës; 13 200 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, para-universitar dhe universitar.

“Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, e cila ndahet: 9 600 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të administratës;
16 800 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, para-universitar dhe universitar.”,
 thuhet në vendim.

Ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, e cila ndahet: 6 000 000 lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 punonjës të administratës; 13 360 000 lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2024, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

“Kalimi i fondit, bëhet njëherësh, brenda muajit maj, të vitit 2024. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendimin e qeverisë shqiptare,/RTSH

Të ngjashme