Kica-Xhelili: Me apo pa raportin e DASH-it, kjo qeveri është e korruptuar

18:00 | 2 Maj 2024
E.H

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se Qeveria e Kurtit është e korruptuar dhe sipas saj për ta ditur këtë nuk i duhet as raportet e “Freedom House” dhe ai i DASH-it.

“Tani me apo pa Raportin e DASh-it kjo qeveri është e korruptuar, nuk më duhet DASh-i për të ditur se kjo qeveri është e korruptuar e aq më pak nuk më duhet mbështetja e deputetëve të LVV-së që sa herë flasë unë bëjë zhurmë për të njohur këtë të vërtetë”, ka deklaruar ajo në seancën e Kuvendit.

“Natyrisht se sot nuk prita të guxojë një deputet i LVV-së të flasë ndryshe sepse ne e dimë çka ndodh me ata që kanë mendim ndryshe, ata nuk përfundojnë më duke qenë pjesë në LVV”, ka thënë Kica-Xhelili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme