Teherani ka vendosur sanksione kundër një grupi kompanish dhe individësh amerikanë dhe britanikë, përfshirë kundër ministrit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, shkaku i mbështetjes se tyre për Izraelin në luftën e tij në Rripin e Gazës.
Në një komunikatë për media më 2 maj, Ministria e Jashtme e Iranit tha se kompanitë dhe zyrtarët britanikë u sanksionuan për shkak se Britania e Madhe e “mbështet qëllimshëm” Izraelin, përfshirë “kryerjen e veprave terroriste” të cilat e kërcënojnë paqen rajonale.
Cak i sanksioneve janë gjithashtu edhe disa zyrtarë ushtarakë, përfshirë Simon Cloke, komandanti i Forcës Ajrore Mbretërore, Akrotiri, një bazë ajrore britanike në Qipro që përdoret nga avionët luftarakë RAF për t’i sulmuar rebelët e lidhur me Iranin, Huthi, në Jemen.
Irani vendosi sanksioneve edhe kundër prodhuesit të armëve me bazë në SHBA dhe anëtarëve të lartë të grupeve hulumtuese, për shkak të mbështetjes së Izraelit. Lockheed Martin, General Dynamics dhe kompania e energjisë Chevron u sanksionuan.
Në mesin e individëve të sanksionuar nga Irani është Brad Cooper, i cili është i identifikuar si komandant i Flotës së Pestë të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Cooper ia dorëzoi komandën e Flotës së Pestë George Wikoffit më 1 shkurt.
Të sanksionuarve do t’iu ngrihen llogaritë bankare në Iran dhe atyre nuk do t’u lëshohen viza për t’u futur në territorin iranian.
Derisa ndikimi i këtyre sanksioneve mbetet i paqartë, ato duket të jetë shumë simbolike.
Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i sulmuan pozicionet e grupit Huthi disa herë në fillim të këtij viti, si përgjigje ndaj sulmeve të rebelëve jemenas kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Huthi është zotuar se do t’i vazhdojë sulmet, nëse nuk arrihet marrëveshje për armëpushim në Gazë.
Izraeli e nisi luftën në Gazë në tetor 2023, si hakmarrje ndaj një sulmi befasues në vendbanimet izraelite nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Gati 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi thtoë se më shumë se 34.000 njerëz janë vrarë në luftën e Izraelit./rel
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?