Google ADS

Projektligji për agjentët e huaj, BE: Minon shanset e Gjeorgjisë për anëtarësimin në bllok

15:40 | 2 Maj 2024
E.G

Një zyrtar i lartë europian ka paralajmëruar qeverinë e Gjeorgjisë se legjislacioni i propozuar për “agjentët e huaj” është i papranueshëm dhe do të përbëjë një pengesë serioze për shpresat e anëtarësimit të saj në BE.

Projektligji, i cili parashikon çdo organizatë që merr më shumë se 20 për qind të financimit të saj nga jashtë të regjistrohet si një “organizatë që ndjek interesat e një fuqie të huaj”, ka nxitur krizë politike në vend.

Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi një projektligj për “agjentët e huaj”, i cili është kritikuar si i frymëzuar nga Rusia.

Parlamenti gjeorgjian pritet ta shqyrtojë projektligjin brenda rreth dy javësh./abcnews.al/

Të ngjashme