Vlerësimet për gjendjen ekonomike e financiare të bizneseve dhe qytetarëve kanë pësuar një rritje për të dytin muaj radhazi.
Në prag të nisjes së sezonit turistik i cili pritet të sjellë një numër të konsiderueshëm turistësh edhe pritshmëritë ekonomike duket se janë më optimiste.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë në muajin prill treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rritje prej 6.6 pikësh në krahasim me muajin mars.
Pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kanë pasur një përmirësim të pritshmërive për të ardhmen.
Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 pikë përqindje.
Kjo u ndikua kryesisht nga ecuria optimiste e biznesit.
Po ashtu treguesi i besimit në shërbime u rrit , me 8.2 pikë përqindje, në muajin prill. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Këto dy sektorë lidhen direkt me pritshmëritë e larta nga sektori I turizmit në vend gjatë këtij viti.
Interesant është edhe fakti që sektori I industrisë pret një ecuri të mirë të biznesit e lidhur me prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse.
Ndërtimi rezulton se ka rritjen më modeste me vetëm 0.5%.
Edhe Treguesi i besimit konsumator u rrit me 3.8 %të ndikuara , përkatësisht nga pritjet e përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha/abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...