Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Sipas policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë tejkalim i shpejtësisë, përdorim i telefonit gjatë ngasjes, xhamat e errët, skadimi i afatit, drejtimi i mjetit, shkruan Arbresh.info.
“- Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba
– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba
– Të tjera, 2246 gjoba”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...