Udhëheqësit polakë kanë dënuar ashpër një seri sulmesh me zjarrvënie në një sinagogë në Varshavë, të cilat lanë dëme të dukshme në muret e jashtme.
Sinagoga Nożyk, e vetmja në qytet që i ka mbijetuar Holokaustit, u godit me tri bomba molotov, ndërsa policia ka arrestuar një 16 vjeçar.
Askush nuk u lëndua dhe dëmi duket minimal, por dhuna ka ngjallur shqetësim tek udhëheqësit hebrenj dhe i ka shtyrë autoritetet të kërkojnë një përgjigje të fortë ndaj autorëve.
Yacov Livne, ambasadori izraelit në Poloni, tha se sulmet antisemite si ky nuk mund të tolerohen duke vënë në dukje se ndërtesa ishte e vetmja sinagogë që mbijetoi në Varshavë pas Holokaustit./abcnews.al
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...