Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se kjo është hera e parë që Kuvendi diskuton për raporte të tilla.
Ajo tha se askush nuk mund të theksojë askush se nuk ka përkushtim të Republikës së Ksoovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan Arbresh.info.
Haxhiu tha se është fatkeqësi që për ta si qeveri të kenë një opozitë të tillë, që sipas saj nuk kanë as plan e kauzë, derisa i quajti “opozitë palaço”.
Ministrja tha se tani njerëzit që dikur ju ka shkruar në ballë “qeveri e korruptuar” tani po japin këshilla se si të luftohet korrupsioni.
“Përtej Raporteve, askush nuk mund të theksojë që nuk ka një përkushtim maksimal të qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, e poashtu besoj pajtohemi që Kosova ende ka probleme me korupsionin dhe krimin për faktin se nuk mjafton veç puna e qeverisë por duhet edhe ajo e institucioneve tjera. Janë mbi 200 lëndë që qeveria Kurti i ka dërguar në polici e prokurori. Dhe për asnjë ndaj këtyre rasteve nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur. Tash kur njerëzit të cilëve ju ka shkruar në ballë sa kanë qenë në qeveri “qeveri e kurruptuar” japin këshilla si me luftu korrupsionin, çka me thënë këtu. S’ka pas njeri që s’ka thënë që qeveritë janë të korruptuara. Jeni opozitë pa plan dhe pa kauz. Është fatkeqësi me pas një opozitë të tillë për e neve si qeveri, e që çka t’i del gjatë ditës diçka e bën temë në Kuvendin e Kosovës. Kishim dashtë një tjetër, jo kshtu si palaço”, tha Haxhiu.
Sipas saj, në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar, dhe se siç tha ajo nuk ka ministra që bëhen milionera veç pse janë në atë pozitë shtetërore.
Haxhiu theksoi se me ardhjen në pushtet të VV-së ka ndryshuar bindja se çdo qeveri vjedh, pasi sipas saj qeveria ku ajo bën pjesë i shërben interesave të qytetarëve.
Sa i përket zgjedhjeve, Haxhiu i tha opozitës se mund të zhënjehen më shumë se në vitin 2021.
“Në qeverinë Kurti s’ka ministra të korruptuar. S’ka më ministra që bëhen milionera veç duke qenë ministra. Ka ministra që jetojnë vetëm prej pagës së tyre prej ministri. Derisa ka ardh VV është mendu që secila qeveri ka me vjedh, se ashtu të krijohet bindja, por ja që Kosova mundet me pas qeveri që i shërbejnë qytetarëve dhe interesave të shtetit. Kur të doni shkojmë në zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin. Janë disa mënyra si shkohet, shpërndarja, dorëheqja por besoj e dini është rundi tjetër dhe rrëzimi, dhe rrëzimi smund të bëhet, dorëheqje sbëhet se qeveria po i shërben qytetarëve të Kosovës. Shpërndajeni Kuvendin. Nëse doni me shku në zgjedhje, shkojmë e matemi në zgjedhje, por aty do të dëshproheni edhe më shumë se në vitin 2021”, tha tutje Haxhiu para deputetëve./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek