Google ADS

FFK licencon shtatë klube për garat evropiane

13:27 | 2 Maj 2024
KRG

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25 të garave të UEFA-s.

Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar 7 klube nga Superliga e meshkujve dhe 1 klub nga Superliga e femrave, përcjell Arbresh.info.

Nga 8 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 7 prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar.

 

Klubet e licencurara janë:

FC Ballkani, FC Drita, FC Llapi, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, KFF Mitrovica.

Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini.

Të ngjashme