Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga sigurimi që të largojë deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin nga PDK-ja, Ferat Shala pasi që të njëjtit ia kanë ndërprerë fjalën shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila në seancën ku po diskutohet për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka ndërhyrë dhe ka qortuar deputetët, derisa ka ftuar sigurimin të ndërhyjë.
“Po e shkelni rregulloren. Z.Zyba, z.Shala në vendin e juaj”, tha Bogujevci.
“Sigurimi e hekni prej sallës z.Zyba dhe z.Shala. Tani largoni deputetët që i përmenda. E kam të pamundshme që në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe të më tregojnë mua se si ta bëj interpretimin e rregullores. Mjaft më”, u shpreh ajo.
Pasi që sigurimi nuk hyri në sallë, Bogujevci tha se deputetët në fjalë nuk do të kenë të drejtë fjale./Arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe