Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka folur për raportin e DASH-it për Kosovën.
Sipas tij, në raportin e DASH-it theksohet se të drejtat e njeriut kanë shënuar regres, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se në këtë rast specifikohet dhuna ndaj gruas, gazetarëve dhe ndaj komuniteteve.
Tahiri tha se shqetësues është niveli i lartë i korrupsionit.
Ndër të tjera, ai tha 5 ministra të kësaj qeverie dhe nëj zëvendëskryeminstre dhe nëj zëvendësministër të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion.
“DASH publikoi raportin për Kosovën ku thuhet që të drejtat e njeriut jo që kanë shënuar progres por ka edhe regres. Përmendet dhuna ndaj gruas në një ambient jo miqësor, dhuna ndaj gazetarëve, ndaj komuniteteve të margjinalizuara. E ajo që është më shqetësuese është niveli i lartë i korrupsionit. Kjo është shqetësuese sepse 1/3 e ministrave të kësaj qeverie janë në hetime për afera korruptive”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se e gjithë kjo situatë që është krijuar si rezultat i kësaj qeverisje, e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi që ky Kuvend duhet të mblidhet sa më parë dhe të diskutojmë datën e zgjedhjeve.
“Ky Kuvend është shndërruar në barrierë për ti mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë”, tha mes të tjerash Tahiri. /Arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion